Ylli brazilian, Kutinjo, që aktivizohet me ekipin e Barcelonës, merr gjithmonë një vendim të çuditshëm përpara ndeshjeve. Kështu ai zgjedh që të presë këpucët nga pjesa e mbrapme, për të krijuar një hapësirë të vogël.
Shpjegime të ndryshme janë dhënë në lidhje mbi këtë zgjedhje të Kutinjos, që është nga të rrallat në botën e sportit dhe nuk haset shpeshherë. Të shumta janë mediat sportive që shprehen se kjo vjen për shkak të një deformimi të vogël që ka braziliani, ndërsa me një zgjedhje të tillë, mundet gjithmonë të jap më të mirën nga vetja. Megjithatë, vetë Kutinjo asnjëherë nuk e ka shpjeguar këtë vendim. /Shqiperia.ch/