
Astrit Hajdari do të përballej me racizmin në Greqi pas zgjedhjes së Shqipërisë. Fillimisht ky lojtar do të ishte një titullar në skuadrën e AEK, por pas zgjedhjes së kuqezinjve, nuk po shihej më as në stol tek kjo skuadër.
Mesazhi ishte i qartë, mesfushori kishte gabuar me zgjedhjen e tijp për Kombëtaren sipas vendit fqinj. Megjithëse edhe më parë në disa takime, Astrit Hajdari mund të rezultonte në stol, tashmë thjeshtë nuk po e sheh më fushën e lojës.
Nga ana tjetër, vëllai i tij, Alfred Hajdari ishte pjesë e Shpresave tona. Por zgjedhja e tij ka ndryshuar dhe duke nisur nga tani, Alfredi do të jetë pjesë e Kosovës U-21. Në listën e publikuar nga këta të fundit, rezultonte edhe emri i tij. Mesfushori 20-vjeçar që luan me Orebron e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij për të vazhduar me dardanët. /Shqiperia.ch/