
Granit Xhaka ndodhet në Elbasan Arena, për të ndjekur takimin mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Ky është njoftimi i mesfushorit të Arsenalit në rrjetin social Instagram, që ka ardhur për të mbështetur vëllain e tij, Taulant Xhaka. Megjithatë ky i fundit ndodhet në stol dhe nuk do të jetë nga minuta e parë për këtë takim. /Shqiperia.ch/