You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Vedat Muriqi shkon te Galatasarai, e vendosi vetë trajneri që ka drejtuar edhe Milanin

Vedat Muriqi shkon te Galatasarai, e vendosi vetë trajneri që ka drejtuar edhe Milanin

Vedat Muriqi do të jetë pjesë e Galatasarait në sezonin e ardhshëm dhe zyrtarizimi mbetet vetëm çështje orësh. Gjithçka është e qartë për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, që ka kaluar një sezon fantastik me Rizesporin.

Por si mbërriti deri në këtë pikë Muriqi? Forma e jashtëzakonshme që ka treguar, është parë menjëherë nga trajneri Fatih Terim, që drejton edhe Galatasarain. Ky i fundit ka qënë në stadium për të parë ndeshjet e Rizesporit dhe Kosovës, vetëm për t’u bindur nga mënyra sesi Muriqi paraqitej në fushë.

Kjo është ajo që tregon vetë sulmuesi shqiptar për Indeksionline: “Trajneri Fatih Terim ka kërkuar me ngulm që unë të transferohem te Galatasarayi. Ai ka përcjellur ndeshjet e mia me klubin por edhe me Kosovën dhe ka qenë i kënaqur”, ka thënë Muriqi. Në të kaluarën Terim ka drejtuar edhe ekipin e Milanit, Fiorentinës, por edhe Kombëtaren e Turqisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top