
Lacio ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 5-1 në miqësoren e zhvilluar gjatë ditës së sotme me Al Shabab. E lehtë për djemtë e Inzagit që të fitonin përballë këtij rivali, me takimin që u zhvillua në Gjermani gjatë paradites.
Valon Berisha do të aktivizohej në minutën e 46 të takimit, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ka dhuruar edhe një asist. Një rikthim pas një kohe të gjatë për mesfushorin shqiptar, që po arrin t’i bind drejtuesit rreth aftësive të tij.
Sa i përket Thomas Strakoshës, Inzagi ka zgjedhur që ta lërë pushim. Nga minuta e parë ka luajtur Guerreri, ndërsa në minutën e 75 është aktivizuar portieri tjetër i të rinjëve të Shqipërisë, Marko Alia. /Shqiperia.ch/