You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Valdet Rama në Shqipëri, Hoxha për afrimet e bujshme: Kështu erdhi edhe Edgar Çani!

Valdet Rama në Shqipëri, Hoxha për afrimet e bujshme: Kështu erdhi edhe Edgar Çani!

Dy prej futbollistëve që kanë qënë në rradhët e Kombëtares dhe kanë patur një karrierë tepër të pasur në kampionatet europiane janë Valdet Rama dhe Edgar Çani. Këta lojtarë pasi nuk kanë mundur të kenë shkëlqimin e duhur kanë zgjedhur kampionatin shqiptar, teksa i fundit që e ka bërë këtë gjë, është pikërisht Valdet Rama.

Në merkaton e janarit, 31-vjeçari iu bashkua ekipit verilindor të Kukësit. Me këtë skuadër ai pretendon të rigjejë edhe një herë formën që i ka munguar prej vitesh dhe pse aktualisht ka një moshë të konsiderueshme. Ekipi i Kukësit lufton me Partizanin, teksa të dy këto dy skuadra, janë pretendete kryesore për të fituar kampionatin shqiptar. Duket se kjo do të jetë një përballje e ashpër deri në fund, ku dhe rivaliteti mes tyre është tepër i madh.

Është pikërisht gardiani i Kombëtares dhe njëkohësisht kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, ku ditën e sotme ai ka folur për afrimet e bujshme të ish-ëve të Kombëtares. Në një intervistë të portierit, ai është shprehur për Valdet Ramën se u bë një kohë e gjatë që kapiteni i Partizanit, nuk di rreth paraqitjeve të tij. Gjithashtu Hoxha është ndalur edhe tek Edgar Çani, të cilin e ka patur edhe shokë skuadre tek “demat”, duke theksuar faktin se Edgari ishte një goditje e madhe për “Superligën”, por fatkeqësisht nuk mundi të linte dot gjurmë. Në një farë mënyre, Hoxha është shprehur pesimist për rendinentin e ish futbollistëve që kanë qënë pjesë të Shqipërisë dhe e shohin kampionatin shqiptar si një zgjidhje, por këtë here kalojnë në plan të dytë.

“Nuk e di, Valdet Rama ka vite që nuk e di se si është paraqitur. Edhe ne morëm Çanin, që ishte një goditje e madhe për Superioren, por fatkeqësisht nuk ishte aty ku duhej”, u shpreh mes të tjerash Alban Hoxha./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top