
Tashmë nuk ka dyshime, Lokomotiva e Zagrebit ka varësi nga Myrto Uzuni. Nëse ky futbollist nuk do të ndodhej në këtë skuadër, atëherë gjërat do të ishin katastrofike për ekipin kroat.
Ekipi i Lokomotivës ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Slaven Belupos, ndërsa mesfushori i Kombëtares ishte autori i golit për skuadrën e Zagrebit. Në minutën e 80, Uzuni ka barazuar rezultatin dhe ka vulosur historikun e takimit.
Që nga koha që i është bashkuar kësaj skuadre, gjetja e re e Panuçit ka realizuar 4 gola. Nuk ka vend për diskutime, Lokomotiva thjeshtë duhet t’i përulet Besnik Prengës, që i solli në Kroaci dhe garantoi për një lojtar të tillë. /Shqiperia.ch/