You are here
Home > Kombëtarja > Uzuni tregon ndryshimin e kënaqësisë: Klubi? Histori tjetër, kur bën krenar gjithë Shqipërinë

Uzuni tregon ndryshimin e kënaqësisë: Klubi? Histori tjetër, kur bën krenar gjithë Shqipërinë

Uzuni tregon ndryshimin e kënaqësisë: Klubi? Histori tjetër, kur bën krenar gjithë Shqipërinë

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Skocisë dhe Uellsit, në ndeshjet që do të zhvillohen në muajin nëntor. Fillimisht është takimi i vlefshëm për “Ligën e Kombeve”, për të kaluar më pas edhe te ajo miqësore luksi.

Këtë herë në konferencë për shtyp, ka qenë i pranishëm edhe Myrto Uzuni, një prej futbollistëve më në formë te Shqipëria, ndërsa ka theksuar rëndësinë e vazhdimësisë të punës si ndaj Izraelit.

“Kemi lojtarë që kanë shënuar së fundmi, për mua goli do të vijë nëse luajmë si ndaj Izraelit. Ne nuk na mban një lojtar apo individ, por kemi grupin. Fati na ka mohuar shumë në Izrael, e nëse vazhdojmë në atë mënyrë, atëherë do ia dalim në takimet e mbetura. Të shënosh me klubin është kënaqësi, por nëse shënon me Kombëtaren bën krenar gjithë Shqipërinë dhe familjen. Mendoj se kombëtarja shqiptare do të rikthehet aty ku ka qenë më parë”, u shpreh Uzuni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top