Sukseset e shqiptarëve në sport nuk kanë fund, ndërsa tani flasim për një arritje madhështore në basketboll. Prishtina ka mundur me rezultatin 82:78 Pinar Kassiyakën, duke u kualifikuar më tej.
Një fitore e vështirë dhe me përmbysje ishte ajo e Prishtinës, që në çerekun e parë nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, pasi ishte me rezultatin 16:26 në favor të miqëve. Sa i përket pikëve vendimtare, ato janë realizuar nga Dardan Berisha që këtë herë mban petkun e heroit.
Histori më vete ishte kjo fitore, pasi nuk kishte ndodhur më parë që një ekip shqiptar të kalonte dy xhiro të grupeve dhe të kualifikohej mes 16 më të mirave në FIBA Europe Cup. Kohë festive, Prishtina e Shqipërisë ia doli për të bërë krenar gjithë trevat tona…/Shqiperia.ch/