
Teksa jemi afër kualifikueseve të Europianit dhe skenën do ta marrin Kombëtaret, vështrimi i tifozëve shqiptarë mbetet te Kombëtarja kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës. Sigurisht, nëse do të ishim të bashkuar grupi do të ishte edhe më i fortë, me kundërshtarët që do e kishin të vështirë për të na mundur.
Për më tepër, nëse shohim edhe listën e Kombëtareve që presin të zbresin në fushë, vërehet edhe një dukuri e veçantë. Jo pak, por 8 të tilla kanë të paktën nga një futbollist shqiptar të konfirmuar deri tani. Zvicra, Belgjika, Danimarka, Austria, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi, kanë futbollist me origjinë shqiptare, që e japin kontributin e tyre për fanellën e vendit ku janë rritur. Kjo listë mund të shtohet edhe më tepër në vijim, për momentin jemi këtu… /Shqiperia.ch/