You are here
Home > Futboll Bota > Urdhëroi mbrojtsin t’ia linte topin Shaqirit, tifozët magjepsen me Van Dijk: Ti je kapiteni ynë i vetëm!

Urdhëroi mbrojtsin t’ia linte topin Shaqirit, tifozët magjepsen me Van Dijk: Ti je kapiteni ynë i vetëm!

Van Dijku është jo vetëm një mbrojtës me kualitete të jashtëzakonshme, por edhe një lider i lindur. Megjithëse nuk e zotëron shiritin e kapitenit te Liverpuli, për tifozët është pikërisht ky njeri që po udhëheq anglezët drejt ëndrrës për titullin në “Premier League”.

Kulmi arriti në fitoren e djeshme, ku u fitua në transfertë me rezultatin 2-3 ndaj Njukasëll. Teksa takimi po shkonte drejt fundit, do të ishte krosimi i Xherdan Shaqirit që do të sillte golin e fitores. Por fillimisht trajneri Klop vendosi që ekzekutimin e asaj gjuajtje standarte ta kishte Trent. Van Dijk bëri gjithçka duke urdhëruar nga zona, që mbrojtësi t’ia linte topin Shaqirit, nga ku do të vinte edhe goli. Tifozët e Liverpulit janë magjepsur nga e gjitha kjo, ndërsa në postimet e “Twitterit” bien në të njëjtin mendim: “Van Dijk, ti je kapiteni ynë i vetëm”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top