You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ujkani rrëfen largimin nga Shqipëria për Kosovën: E doja që i vogël, e bëra për të shpaguar luftën

Ujkani rrëfen largimin nga Shqipëria për Kosovën: E doja që i vogël, e bëra për të shpaguar luftën

Saimir Ujkani ishte lojtari i parë që u largua nga Shqipëria për te Kosova. Me ardhjen e Etrit Berishës që u gjet nga ana e De Biazit, hapësirat u ngushtuan ndjeshëm për Ujkanin. Për të mbërritur në atë vendim përfundimtar, duke u bashkuar me dardanët.

Tashmë në një intervistë për “Optus Sport”, Ujkani ka rrëfyer gjithë situatën e tij asokohe, duke folur edhe mbi arsyet e largimit nga Shqipëria, për te Kosova. Një ndërrim i tillë arsyetohet me faktin e shpagimit të luftës që u bë nga  shqiptarët, për të mbrojtur trojet tona, e veçanërisht në Kosovë.

“Po luaja me Shqipërinë në atë kohë. Unë isha krenar për Shqipërinë, për mua ishte një kohë fantastike. Pastaj Kosova ishte ëndërr e bërë realitet, isha i pari që e bëra këtë hap.

Kur isha i vogël, dëgjoja se kishim humbur shumë familjarë në luftë dhe i thoja babait tim: “Do të luaj për ekipin Kombëtar të Kosovës”. Mendova se në këtë mënyrë mund të shpaguaj gjithçka, për familjen time dhe për të gjithë njerëzit që luftuan për këtë vend”, ka thënë Ujkani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top