You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ujkani largohet nga formacioni i Kosovës, sulmi…e shokon Maltën pa hyrë në fushë

Ujkani largohet nga formacioni i Kosovës, sulmi…e shokon Maltën pa hyrë në fushë

Përfaqësuesja e Kosovës luan ditën e nesërme sfidën e saj kundër Maltës për edicionin “Liga e Kombeve”. Në këtë sfidë dardanasit duken tepër favoritë si në letër ashtu edhe në tabelën e renditjes, pasi skuadra e Maltës gjendet në vendin e fundit, jashtë çdo objektivi të mundshëm.

Pavarësisht këtij fakti, trajneri Shaland nuk mendon se do ta kalojë lehtë këtë sfidë, ku po projekton një formacion me lojtarë që janë më në formë të momentit. Gjithashtu më media po flitet edhe për debutime të reja në formacionin titullarë që do të hedhë në fushë numri një i pankisë së dardanasve, Shaland. E megjithatë, nga minuta e parë pritet që të mos ketë shumë eksperimente dhe të luajnë më të mirët.

Në portë do të jetë edhe debutimi i vetëm, teksa për herë të parë me fanellën e Kosovës, do të jetë portieri i Manchester Sitit, Arjanet Muriç. Shaland po projekton skemën 4-2-3-1. (Muriç, Kololli, Kryeziu, Rrahamani, Vojvoda, Shala, Kryeziu, Berisha, Zhegrova, Avdijaj) /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top