
Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti në Dublin, sa i përket kualifikueseve të Europianit 2020. Shqipëria dhe Kosova kanë njohur kundërshtarët e tyre, ndërsa asgjë nuk është e pamundur për të shpresuar një kualifikim të mundshëm.
Kosova përballjen më të vështirë do e ketë ndaj Anglisë, ndërsa Shqipëria do të përballet ndaj Francës. Kapiteni dhe portieri i dardanëve, Ujkani, shprehet për “Supersport” se ëndrra e shqiptarëve është një dhe e vetme:
“Jemi skuadra më e dobët në grup, do të jetë interesante të shohim përballjet tona ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi. Ndeshja me Anglinë do të jetë festë e madhe në Kosovë dhe do të jetë publicitet i madh për ne. Liga e Kombeve na ka dhënë pozitivitet dhe shpresojmë të marrim rezultate të mira. Ëndrra e të gjithë shqiptarëve është që të shohin Shqipërinë dhe Kosovën në Europian”, u shpreh Ujkani. /Shqiperia.ch/