You are here
Home > Kryefaqja > UEFA e vlerëson takimin e Kosovës, vjen arbitri i njohur italian

UEFA e vlerëson takimin e Kosovës, vjen arbitri i njohur italian

Këtë fundjavë kryefjala e futbollit janë Kombëtaret, teksa do të luajnë sfidat e rradhës për kualifikueset e kampionatit Europian. Pikërisht ditën e premte do të zbresin në fushë edhe dardanasit, aty ku djemtë e Shaland do të ndeshen në transfertë përballë Malit të Zi. Kjo ndeshje është programuar nga UEFA që të zhvillohet në orën 20:45.

Njëkohësisht kjo sfidë duket shumë e vlersuar nga institucioni më i lartë i futbollit Europian, pasi ka zyrtarizuar edhe arbtrin e kësaj ndeshje. Ai që do të gjykojë këtë përballje është pikërisht Daniele Orsato, një nga më të mirët jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Edhe pse pritet të jetë një ndeshje tepër e nxehtë dhe e luftuar në fushë, UEFA duket se e ka menduar mirë këtë përballje, që  gjykimin ia ka besuar njër arbitri të tillë

Kujtojmë që dardanasit do të bëjnë të pamundurën për të marrë pikët maksimale, ku do të përkthehej si një kandidaturë e fortë për t’u pozicionuar në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top