You are here
Home > Futboll Bota > UEFA duhet të japë llogari, drejtori i Crevena Zvezdës e tepron me shqiptarët: Nuk i imagjinoj dot!

UEFA duhet të japë llogari, drejtori i Crevena Zvezdës e tepron me shqiptarët: Nuk i imagjinoj dot!

Shpeshherë thuhet se futbolli është një sport që nuk ka lidhje me politikën, por po të shumta janë ato raste, kur po këta persona që japin këto leksione, i shkelin fjalët me rastin e parë që u jepet.

Mjafton një festim me shqiponjë nga ana e një lojtari me origjinë shqiptare dhe media nga e gjithë Europa, ndoshta edhe bota mbarë, për një simbol që thjeshtë përfaqëson një shtet të caktuar, nisin me sulmet e tyre: “Politikë, provokim, ndëshkim”.

Këto janë menjëherë fjalët e para që thuhen për futbollistët shqiptarë, të cilët gjithmonë do të jenë në pritje të ndonjë një ndëshkimi të mundshëm që mund t’u vijë nga organizmat më të lartë të futbollit.

Por nga ana tjetër, teksa serbët quajnë provokim festën me simbolin tonë kombëtar dhe kërkojnë dënimin e lojtarëve që bëjnë këtë gjest, drejtori i përgjithshëm i Crevena Zvezdës, Zvezda Terziç e tepron me deklaratën e tij dhe askush nuk flet për këtë.

“Nuk ka të bëjë me qëndrimin tim personal ndaj futbollistëve shqiptarë. Jam i bindur se një i tillë nuk do të kishte pasur ambient të mirë për stërvitje dhe punë. Crvena Zvezda ishte dhe mbetet klub serb, ndërsa Partizani ishte klub jugosllav. Ne nuk mund t’i ndryshojmë disa rregulla. Personalisht nuk do të kisha mundur të imagjinojë ndonjë shqiptarë të luante për Crvena Zvezdën”, ka thënë Terziç për mediat serbe.

Për të vazhduar më tej, do të ishte e kotë, teksa këto fjalë e dëshmojnë më së miri se Serbia me mendësinë aktuale, ndodhet në botën “e tretë”. Për ta, mjafton të jesh shqiptar dhe historia mbyllet aty. Nëse futbollistët tanë dënohen për një shqiponjë, atëherë për këto fjalë të shëmtuar të nxjerra nga goja e një zyrtari të lartë klubi, kush e mban përgjegjësinë? /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top