
Në Spanjë është mbajtur kampionati i hendbollit sa i përket moshës U-21. Kroacia arriti deri në finale, atje ku u ndesh me Francën që u shpall edhe kampione. Shumë ndodhira të pakëndshme në vendin mikpritës, që në disa raste nuk ndryshonte asgjë më tepër sesa sjellja e vetë Serbisë.
Fillimisht Kosovës iu propozua që të futej me simbolet e Serbisë në gara, ndërsa sa i përket Kroacisë, gjatë himnit në një ndeshje të kampionatit europian, iu vendos në mënyrë të pakuptueshme himni i serbëve.
Kjo ka sjellë edhe reagimin e madh të tifozëve kroatë që në rrugët e Vigos kanë brohoritur për Kosovën Republikë. /Shqiperia.ch/