Trajneri Kristian Panuçi do të shkarkohej nga Shqipëria, për mungesë të rezultateve. Ajo humbje ndaj Turqisë me rezultatin 0-2 vulosi edhe fundin e aventurës së italianit në vendin tonë. Por interesimi për të ka qënë i menjëhershëm, madje ka mbërritur edhe telefonata e parë për një aventurë të re.
Mediat italiane konfirmojnë se për Panuçin ka pasur një ofertë konkrete nga Salernitana. Klubi që luan në Serinë B, administrohet nga presidenti Klaudio Lotito, që gjithashtu ka në pronësi edhe Lacion. Për shkak të rezultateve negative që ka marrë klubi i Salernitanës, do të ndërrohet edhe trajneri. Tifozët kanë reaguar ashpër duke premtuar bojkot deri në momentin që do të vendoset një trajner i ri në drejtimin e Salernitanës. Në një moment të tillë, është pikërisht Panuçi që përfiton. /Shqiperia.ch/