Me largimin e Albert Bunjakut, trajneri Ardian Kozniku ishte një prej emrave kryesorë që u përfol se do të merrte drejtimin e Kosovës. Më pas do të ishte Federata e Kosovës, që do të merrte vendimin për t’ia besuar këtë vend Shalandit.
Ish-tekniku që më parë ka qenë pjesë edhe e Shkëndijës së Tetovës, tashmë i është besuar një rol në Kroaci. Ai i është bashkuar stafit teknik të Kroacisë U-19, për t’i ndihmuar ballkanasit në misionin për të shkuar sa më lartë në futbollin europian e botëror të të rinjëve.
“Më duhet t’iu konfirmoj se kam marrë ftesë për të qenë pjesë e stafit teknik të Kroacisë U-19. Me kënaqësi e kam pranuar ftesën dhe do të jem pranë trajnerit Ivan Gudelj”, ka thënë Kozniku. /Shqiperia.ch/