Talenti i madh pa disiplinë, vlen thuajse zero. Këtë gjë duhet ta ketë të qartë edhe lojtari i Kosovës, Donis Avdijaj. Një gjysmë sezoni të mrekullueshme po bënte ky lojtar me Willem II, duke shënuar thuajse gjithmonë, për të marrë vëmendjen e klubeve të njohura.
Por pikërisht në atë momentin me delikat, Avdijaj djallos gjithçka. Për mungesë të disiplinës, holandezët kanë hequr dorë nga ky lojtar me potencial të madh, ashtu siç bëri edhe Shalke 04 apo Sturm.
Teksa në merkaton e dimrit u përfol edhe një interesim rreth Avdijaj, tashmë shihet më së miri se ku ka shkuar gjendja. Sulmuesi shqiptar është duke u provuar te Peskara, që luan në Serinë B. Nëse ky futbollist do i bind drejtuesit në ditët e para, qëndron. Në të kundërt, duhet të bëj gati valixhet për të gjetur një tjetër strehë. /Shqiperia.ch/