Ikën nga Zvicra për t’ju bashkuar Kosovës. Kjo e fundit është bërë përfaqësuesja që po afron gjithmonë e më shumë talentet e saj dhe nuk po i lë që të zgjedhin kombëtare të tjera.
Afriimet e reja janë tek ekipi i 21-vjecarëve ku ka afruar 2 talente që luajnë në kampionatin zviceran, përkatësisht Dritan Çela që luan tek Xamaxi dhe Edmond Ramadani, futbollist i Arahut. Të dy këta lojtarë kanë qënë pjesë e grupmoshave të Zvicrës, por e lane atë për t’u bashkuar me Kosovën U-21.
“E ndjejë veten si në shtëpi, këtu është shumë mire. Disa lojtarë i njoh se kanë luajtur në Zvicër me mua. Ndihem krenar që do të luaj për vendin tim. Në Zvicër nuk e kanë pritur shumë mirë vendimin tim, por kjo nuk më intereson shumë.”- u shpreh Dritan ÇELA.
Ndërsa në të njëjtën mendje me të ishte dhe Edmon Ramadani i cili u shpreh për “Sportin në KTV”
“ Kur më ka ardhur ftesa për të luajtur për Kosovën nuk e mendova dy herë. Ja transmetova familjes dhe ata më mbështetën që të përfaqësoja Kosovën. Zviceranëve ja kam bërë me dije që nuk dua të luaj më për ju, por për vendlindjejn time.”
Pak nga pak Kosovës po i kthehen thuajse të gjithë talentet e tyre që luajnë në kampionate të njohura dhe priten që me kalimin e ditëve t’I bashkohen dhe emra të tjerë, si me grupmoshat, ashtu dhe me Kombëtaren A./Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/