You are here
Home > Futboll Bota > U largua sërish nga Sampdoria, Vrioni nuk heq dorë: E arrij Shqipërinë me Citadelën!

U largua sërish nga Sampdoria, Vrioni nuk heq dorë: E arrij Shqipërinë me Citadelën!

Sulmuesi i talentuar i Shqipërisë, Xhakomo Vrioni, u kthye te ekipi i Sampdorias për pak ditë pas një huazimi të përfunduar. Por hapësira në ekipin e Seria A nuk ekzistonte, prandaj mbërriti një tjetër huazim në drejtim të Serisë B.

Këtë herë me Citadelën, sulmuesi shqiptar do të kërkojë që të lërë gjurmë me ndeshjet e zhvilluara. Për këdo që i ka ndjekur takimet e Vrionit me Shqipërinë U-21, padyshim që flet për një lojtar me potencial të madh.

Këto lëvizje në klube ndoshta nuk janë ato që meritohen, por gjithsesi vetë sulmuesi nuk heq dorë nga Kombëtarja: “Jam shumë i lumtur për ekipin e ri dhe po punoj çdo ditë. Mbërrita këtu pasi trajneri po më kërkonte me ngulm dhe nuk hezitova për të pranuar. Sa i përket Kombëtares së Shqipërisë, do ta arrij atë duke bërë mirë me Citadelën”, ka thënë Vrioni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top