Milot Rashica nuk po kalon momentin më të mirë te Verderi, teksa gjithmonë e më shumë hapësirat janë ngushtuar për të. Futbollisti shqiptar i ka treguar vlerat e tij, por dëmtimet e herëpashershme dhe konkurrenca e lartë në klubin gjerman, kanë bërë që në shumë takime Rashica të jetë në stol.
Për një moment futbollisti shqiptar do të ishte hero te Verderi, pas asaj perle të shënuar nga goditja e dënimit, në atë fitore dramatike ndaj Frankfurtit. Rezultati do të ishte në shifrat 1-2, ndërsa goli i fitores erdhi në sekondën e fundit të takimit.
E njëjta vërshëllimë që e ktheu në hero Rashicën, do të jetë edhe në takimin e sotëm, atje ku Verderi do të ndeshet ndaj Mounchengadbach. Flitet për arbitrin Soren Storks, i cili do të gjykojë takimin e dytë të Verderit në këtë kampionat, ndërsa mund të shërbejë edhe si një hajmali për futbollistin shqiptar. /Shqiperia.ch/