
Bazeli ka humbur me rezultatin 1-3 takimin ndaj Jang Bojs, në një ndeshje që mund të thuhet se kishte vlerë të dyfishtë për gjigantët e njohur zviceranë.
Kjo pasi ishte një ndeshje direkte dhe tashmë duket se Bazeli i ka larë duart me kampionatin në Zvicër, ndërsa kundërshtarët e tyre kanë marrë shkëputje të frikshme. Në ditën e djeshme do të ishte Ajeti ai që do të gjente golin e parë të ndeshjes, për të kaluar fillimisht në avantazh ekipin ku aktivizohet edhe Taulant Xhaka.
Në pjesën e dytë do të vinte edhe barazimi, ndërsa i padrejtë do të ishte edhe rasti ku Jang Bojs ekuilibroi shifrat. Fassnacht do të rrëzonte Taulant Xhakën në mënyrë aspak korrekte, ndërsa për kryesorin, ishte vetëm një korne. Nga atje do të vinte edhe goli i barazimit, ndërsa mesfushori shqiptar nuk kishte sesi t’i përmbahej nervave. “Bazonline.ch” e thotë qartë dëshirën e zviceranëve për sezonin e ardhshëm: “Aplikoni VAR-in, kështu nuk mund të vazhdohet”. /Shqiperia.ch/