You are here
Home > Kryefaqja > Turqit japin versionin e tyre për incidentin në “Fadil Vokrri”: E duam Kosovën, na kërkuan falje

Turqit japin versionin e tyre për incidentin në “Fadil Vokrri”: E duam Kosovën, na kërkuan falje

Një incident ka ndodhur në takimin e djeshëm mes Kosovës U-21 dhe Turqisë U-21, atje ku janë dhënë shumë versione të ndryshme. Nga njëra anë pretendohet se një prej pjesëtarëve të sigurimit është goditur me shishe ujë nga portieri rezervë i Turqisë, ndërsa nga tjetra, dhuna e tepërt e ushtruar nga sigurimi.

Trajneri i Turqisë U-21, Vedat Inceefe, ka dhënë gjithë versionin e tij të ngjarjes për atë që ndodhi në “Fadil Vokrri” për mediat vendase pas mbërritjes në atdhe.

“Nëse do të flasim për ndeshje, atëherë ne nuk kemi treguar sakrificën që duhej. E kemi nisur vërtet shumë keq, më pas arritëm të barazonim. Na ndëshkuan me kundërsulme dhe nuk treguam efektivitetin e duhur.

Sa i përket incidentit, jemi inatosur shumë për atë që ndodhi. Portieri ynë rezervë goditi një shishe ujë në nerva e sipër. Më pas vjen një pjestar e sigurimit që e shtyn atë për t’u ulur në pankinë. Kjo nuk është puna e tyre njëherë. Ata kanë gjyqtarin e katërt që t’i japin udhëziemt e nevojshme. Në Kosovë gjetëm një ambient paksa më ndryshe nga çfarë ishim përgatitur. Ne e duam Kosovën përsëri.  Në fund na kërkuan falje për të mbyllur gjithçka”, ka thënë trajneri i Turqisë U-21. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top