You are here
Home > Futboll Bota > Turqinë e kishin “hajmali” në Botëror, trajneri i Islandës: Grupin do e vendosin detajet e vogla!

Turqinë e kishin “hajmali” në Botëror, trajneri i Islandës: Grupin do e vendosin detajet e vogla!

Shqipëria, Turqia dhe Islanda do të luftojnë mes njëra-tjetrës, për të vendosur skuadrën që do i bashkangjitet Francës në grupin H. Kampionët te botës duken më shumë sesa të sigurtë në letër ndaj të gjithë kundërshtarëve që kanë në kualifikueset e Europianit 2020, për të pasur vendin e parë.

Nga ana tjetër, trajneri i Islandës e sheh Turqinë si një hajmali. Ashtu si ndodhi edhe në kualifikueset e Botërorit, ku kombëtarja islandeze ka dalë si kokë grupi, ndërsa në grup gjendej me Turqinë dhe Kroacinë.

Tekniku suedez që drejton Islandën, Erik Hamren është shprehur: “Turqia është një ekip i mirë dhe me lojtarë të mirë. Shpresojmë të kemi rezultate të mira ndaj tyre, ashtu si ndodhi edhe në kualifikueset e Botërorit të shkuar. Franca është favorite kryesore. Do të jetë e vështirë. Detaje të vogla do e vendosin grupin dhe do të përcaktojnë ekipin tjetër që do të kalojë më tej”, thotë Hamren. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top