Turqia ka publikuar listën gjatë ditës së sotme, sa i përket dy takimeve që do të zhvillojë ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë. Këtu do të jetë edhe debutimi i trajnerit të ri të Turqisë, Seniol Gunesh.
Nuk ka vend edhe për shumë surpriza te lista e kësaj Kombëtare, ndërsa ajo që vlen për t’u theksuar është rikthimi pas një kohe të gjatë, i Emre Belozoglu. Mesfushori i Bashaksheirit kishte thuajse 2 vite mungesë që nuk luante me Turqinë, por tashmë e ka gjetur një vend te lojtarët e grumbulluar. /Shqiperia.ch/
Portierë: Mert Günok (Medipol Basaksehir), Muhammed Şengezer (Bursaspor), Uğurcan Çakır (Trabzonspor), Sinan Bolat (Royal Antwerp)
Mbrojtës: Gökhan Gönül (Beşiktaş), Mehmet Zeki Çelik (Lille), Çağlar Söyüncü (Leicester City), Kaan Ayhan (Fortuna Dusseldorf), Merih Demiral (Sassuolo), Ozan Kabak (Stuttgart), Hasan Ali Kaldırım (Fenerbahçe), Emre Taşdemir (Galatasaray)
Mesfushorë: Deniz Türüç (Istikbal Mobilya Kayserispor), Efecan Karaca (Aytemiz Alanyaspor), Yusuf Yazıcı (Trabzonspor), Dorukhan Toköz, Oğuzhan Özyakup, Güven Yalçın (Beşiktaş), Emre Belözoğlu, Irfan Can Kahveci, Mahmut Tekdemir (Medipol Başakşehir), Mehmet Topal (Fenerbahçe), Okay Yokuşlu (Celta Vigo), Yunus Mallı (Wolfsburg), Emre Kılınç (Demir Grup Sivasspor), Hakan Çalhanoğlu (Milan)
Sulmues: Burak Yılmaz (Beşiktaş), Cenk Tosun (Everton)