“Përsa kohë Zhegrova luan në mënyrën e tij të lojës, për t’u dukur në fushë, nuk do ta ketë besimin tim. Nëse i shtrohet punës, atëherë do të ketë më shumë shanse”, kështu do të shprehej trajneri i Genkut për talentin shqiptar përpara pak kohësh.
Në takimin ndaj Azerbajxhanit, sigurisht që Zhegrova nuk hoqi dorë për asnjë moment nga mënyra e tij lojës, për të mbajtur topin në këmbë, për të bërë driblime dhe dhuruar spektakël. Shumë prej tyre i dolën, shpeshherë duke i turpëruar kundërshtarët e duke fituar ovacionet e publikut.
Por kjo nuk mjafton, të paktën jo në Belgjikë. Në takimin që skuadra belge po zhvillon ndaj Cercle Bruge , futbollisti i Kosovës sërish nuk është preferuar nga ana e teknikut Klement. Kjo jo për shkak të dëmtimit, por thjeshtë për zgjedhje teknike, ndërsa Zhegrova është lënë në tribunë në minutat e fundit, duke mos përfituar as pankinën. /Shqiperia.ch/