Kosova U-21 ka marrë një fitore në ekstrem gjatë ditës së sotme, teksa ka mundur Turkmenistanin me rezultatin 3-2. Këtu bëhej fjalë për një takim miqësor, me kundërshtarët që i kanë dalë nga llogaritë dardanëve.
U mendua një fitore e lehtë për Kosovën, por nuk rezultoi e tillë. Turkmenistani do të përmbyste avantazhin fillestar të dardanëve, ndërsa goli që do të vendoste takimin, erdhi në minutën e fundit të ndeshjes. Futbollistët e Prekazit po përgatiten për kualifikueset e Europianit, teksa ndodhen në të njëjtën grup me Shqipërinë. /Shqiperia.ch/