You are here
Home > Kombëtarja > Trishtimi i madh përfshin Ledian Memushajn, Kumbulla me një këmbë në Seria A

Trishtimi i madh përfshin Ledian Memushajn, Kumbulla me një këmbë në Seria A

Ledian Memushaj nuk do të mundet të luajë në sezonin e ardhshëm në Seria A. Të paktën këtë gjë nuk mundet ta bëj me ekipin aktual, Peskarën. Këta të fundit kanë dështuar ndaj Veronës me rezultatin 0-1, falë një goli të pësuar nga penalltia.

Pas këtij rezultati, ekipi i mesfushori tshqiptar i jep lamtumirën fazës “Play-Off”, megjithëse nisur nga ndeshja e parë e mbyllur në barazim pa gola, u mendua si i sigurt kualifikimi. Nga ana tjetër me Veronën që tashmë ka prekur finalen e kësaj faze, që të jep biletën për në Serinë A, është pjesë edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi 19-vjeçar është grumbulluar disa herë edhe nga skuadra e parë e Veronës, ndërsa mund të ishte pjesë e rëndësishme e projektit në elitën italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top