You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Tre ndeshje për katër ditë, në Kroaci zyrtarizojnë ardhjen e Sahitit te Shqipëria

Tre ndeshje për katër ditë, në Kroaci zyrtarizojnë ardhjen e Sahitit te Shqipëria

Shqipëria e Alban Bushit do të ketë një kalendar të ngjeshur në muajin qershor. Në datën 7 qershor do të jetë përballja ndaj Turqisë, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Më pas në datat 9 dhe 11 qershor, do të jenë dy miqësore me Uellsin të cilat do të zhvillohen në Shqipëri.

Ndërkohë faqja zyrtare e Hajdukut të Splitit ka zyrtarizuar ftesën që i ka mbërritur Emir Sahitit nga kuqezinjtë U-21. Futbollisti në fjalë shihet me shumë potencial për të ardhmen, megjithëse i kanë munguar disi hapësirat te Hajduku. Por edhe aty është bërë një kalim pozitiv gjatë këtij sezoni, pasi më parë ka qënë pjesë e të rinjëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top