Tranjeri i skocezëve, Alex Mcleish vlerëson Shqipërinë dhe shprehet se kuqezinjtë janë ekipi për t’u mundur në “Ligën C”. Për skuadrën që ai drejton, Mcleish e shikon Kombëtaren tonë si favorite dhe që është rivali kryesor për vendin e parë në “Ligën e Kombeve”.
“Ndeshja ndaj Shqipërisë, do të jetë një takim në të cilin ne do të kuptojmë më mire se ku jemi. Mua nuk më pëlqen të përdor frazën: Ne duhet të fitojmë! Megjithatë kjo duhet përdorur ndaj Shqipërisë”, – u shpreh tranjeri i skocezëve, Alex Mcleish, në deklaratën e dhënë për UEFA-në.
Shqipëria do të përballet nesër me Izraelin, nderkohë Skocia do të ketë një ndeshje miqësore kundrejt Belgjikës, e cila do të jetë një përgatitje për ndeshjen që do të luhet me kuqezinjtë në datën 10 shtator , e vlefshme për “ Ligën e Kombeve”. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/