
Pas humbjes së parë ndaj Karabakut me shifrat 1-2, trajneri Tramezani do të shkarkohej menjëherë nga APOEL-i. Një vendim tërësisht i çuditshëm i drejtuesëve qipriotë, duke parë faktin se tekniku italian iu dhuroi kampionatin që në sezonin e parë.
Për të vazhduar më tej, nëse kjo skuadër ka arritur deri në fazën ‘’Play-Off” të Champions League, kjo ka ardhur falë ish-ndihmësit të De Biazit. Por tashmë meritat po ia kalon trajnerit të ri, gjermanit Thomas Doll. Kjo pasi në ditën e djeshme u arrit përmbysja ndaj Karabakut me fitoren në transfertë 0-2. Vetëm një javë duke stërvitur skuadrën dhe pa asnjë ndërrim të formacionit dhe skemës së praktikuar nga Tramezani, realisht dora e teknikut gjerman ishte e pakët në arritjen e këtij suksesi. /Shqiperia.ch/