You are here
Home > Kombëtarja > Tramezani flet për paragjykimet e italianëve: Kur u nisa për në Shqipëri, më pyetën se ku po shkoja

Tramezani flet për paragjykimet e italianëve: Kur u nisa për në Shqipëri, më pyetën se ku po shkoja

Falë historisë së vështirë dhe gjendjes ekonomike të rënduar, Shqipëria nuk ka lënë një imazh të mirë në vendet europiane. E njëjta gjë edhe sa i përket Italisë, me vendin fqinj që gjithmonë ka paragjykime për atdheun tonë.

Tramezani ka zhvilluar së fundmi një intervistë për “Gazzetta.it”, atje ku ka folur edhe për këtë çështje. Me ekipin e Apollon Limasol në Qipro, tekniku italian ka arritur të fitojë kampionatin. Kur pyetet sa i përket zgjedhjes së tij për të shkuar në një vend të tillë, pak të dëgjuar në botën e futbollit, Tramezzani shprehet:

“Po, unë kam drejtuar në Zvicër dhe mund të them se jemi në të njëjtin nivel(Qipro). Këtu ka disa lojtarë të huaj dhe shumë taktikë. Kur unë shkova në Shqipëri me De Biazin, shumë njerëz më thanë mua: “Po ku je duke shkuar?”. Më pas ne arritëm në Euro 2016 dhe ata ndërruan mendjen. E njëjta gjë edhe për Apollon”, ka thënë Tramezzani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top