Ditën e sotme Kosova do të rikthehet në fushë, teksa do të luajë ndeshjen e radhës për eliminatoret e kampionatit Europian në transfertë kundër Bullgarisë. Pritet që për dardanasit të jetë një sfidë delikate, pasi bullgarët janë një nga kundërshtarët e tyre direkt në tabelën e renditjes dhe në rast të një triumfi të mundshëm, atëherë situata për skuadrën e drejtuar nga Shaland do të lehtësohet disi në klasifikim.
Ndonëse është një transfertë e vështirë, dardanasit duhet të bëjnë llogarit edhe pa yllin e tyre, Arbër Zeneli, i cili do të qëndrojë larg fushave për afro 9 muaj. Si zakonisht, trajnerët respektiv dalin në konferenca për shtyp, një ditë përpara ndeshjes. Bernard Shaland u shpreh se është tepër i mërzitur për mungesën e Zenelit dhe se sfidën përballë Bullgarisë, do ta luajnë edhe për të.
“Jemi shumë të mërzitur për Arbrin, por besojmë se do të kthehet edhe më i fortë dhe këtë ndeshje do ta luajmë edhe për të”, ishin fjalët e Shaland.
Gjatë fjalës së trajnerit të dardanasve, ai pohoi përpara gazetarëve se do të vazhdojë të zhvillojë po të njëjtin stil loje pavarsisht nivelit të kundërshtarit. I pyetur nga gazetarët për lojtarin më të ri të Kosovës, Hadërgjonaj, shaland u trega i rezervuar dhe nuk u pronocua nëse Florenti do të debutojë apo jo ditën e sotme me fanellën e Kosovës. Gjithashtu zvicerani nuk mund të linte pa komentuar edhe kundërshtarët e rradhës, teksa thekson faktin se Bullgari është një ekip me intensitet të lartë lojë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për t’i nposhtur.
“Hadërgjonaj është një lojtar i mirë, por asnjëherë nuk mund të tregojë se kush do të luaj. Ne do të përpiqemi të zhvillojmë lojên tonë dhe filozofinë tonë. E kam parë Bullgarin kur u ndesh me Çekinë dhe ka treguar një lojë me intesitet tepër të lartë dhe të luash kundër tyre, nuk është aspak e lehtë”, përgundoi mes të tjerash Shaland. /Shqiperia.ch/