
Trajneri i Vejles është aq shumë i njohur edhe për tifozët shqiptarë, pasi flasim për italianin Sormani, që më parë ka drejtuar edhe Partizanin.
Në momentin që ai shkoi në Danimarkë dhë nisi aventurën e re, tekniku kërkoi që të merrte me vete edhe Ylber Ramadanin. Jo më kot, talenti shqiptar ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë. Në ndeshjen e djeshme, Vejle ka marrë fitoren e parë në elitën e futbollit danez, duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Efsbjergut dhe me asistin e Ramadanit.
Por ky i fundit, nuk ishte i vetmi futbollist shqiptar në fushën e lojës, pasi përkrah tij ishte edhe Arbnor Mucolli, që luan edhe me Shpresat tona. Në përfundimin e takimit, Sormani ka folur për Mucollin dhe dy futbollistë të tjerë, që i bësojë një vend titullari pas shumë kohësh:
“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ata futbollistë që nuk e kishin nisur si titullar, ndeshjet e mëparshme. Të gjithë të rinjtë e përfshirë ndaj Efsbjergut, mund të përfitojnë shumë. Unë pashë shumë njerëz të lumtur dhe emocionuar. E rëndësishme për ne është që të bëjmë nejrëzit të ndihen të lumtur. Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme”, ka thënë Sormani. /Shqipëria.ch/