Shumë dëmtime brenda pak kohëve sa i përket Skocisë, ndërsa në mbrëmjen e sotme mund të thuhet se i mungon një formacion në fushën e lojës. Nuk janë të pakta emrat që janë grumbulluar fillimisht nga trajneri McLeish, por u është dashur të largohen nga grumbullimi.
Sigurisht, në kushte të tilla tekniku skocez nuk kishte rrugë tjetër veçse të fajësonte fushën ku është stërvitur dhe të ankohej për fatin e keq. Skocia i ka zhvilluar përgatitje në bar artificial, atje ku stërvitet Egli Kaja me ekipin e Livingstonit.
Në kushte të tilla, ka reaguar edhe trajneri i ekipi skocez, Gary Holt. Ai shprehet se McLeish po kërkon justifikime të kota, përpara ndeshjes me Shqipërinë: “Unë mendoj se ka ndikuar Brexit te fusha e Livingstonit…është vetëm një justifikim”, ka thënë Holt për mediat skoceze. /Shqiperia.ch/