
Armando Broja ishte lojtari që bëri diferencën në fushën e blertë, në takimin mes Shqipërisë dhe Uellsit për 21-vjeçarët. I future në fushë në pjesën e dytë, sulmuesi i Chelseat do të realizonte 2 gola për 12 minuta, ndërsa kuqezinjtë fituan me shifrat 2-1.
Trajneri Bushi është shprehur i lumtur për këtë sukses të Brojës, megjithëse nuk ishte edhe aq surprizuese. I marrë nga Shqipëria U-19, ky futbollist shënonte thuajse në çdo ndeshje edhe në këtë grupmoshë. “E njohim shumë mirë Brojën, ato tre vite që ishte më i vogël, nuk dukeshin aspak në fushën e lojës. Për mua do të bëhet një lojtar i madh, si Bullari apo edhe Vrioni”, ka thënë Bushi pas ndeshjes për sulmuesin 17-vjeçar. /Shqiperia.ch/