You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Luganos flet sërish për të sharat e Sadikut në gjuhën shqipe: Le ta bëj prapë!

Trajneri i Luganos flet sërish për të sharat e Sadikut në gjuhën shqipe: Le ta bëj prapë!

Trajneri i Luganos, Celestini, ka folur sërish rreth çështjes së Armando Sadikut te ekipi zviceran. Ky i fundit pasi realizoi ndaj Bazelit, shpërtheu në të shara në gjuhën shqipe. Shumë menduan se kjo mund të ndikonte edhe në aktivizimin e lojtarit shqiptar, por nuk pati një kundërpërgjigje të menjëhershme.

Dyshimet u shtuan në takimin e fundit, atje ku në një takim të rëndësie të madhe, Sadiku përfundoi në stol për 90 minuta. Në një prononcim për “CDT”, trajneri i Luganos ka folur më konkretisht edhe për këtë çështje, duke i përsëritur fjalët e tij: “Nëse Sadiku do të inatoset sërish, por shënon, për mua le ta bëj prapë”, u shpreh Celestini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top