You are here
Home > Kryefaqja > Trajneri i Kosovës ndjek stilin e futur nga Reja te Shqipëria, bëhet enigmë e madhe me listën

Trajneri i Kosovës ndjek stilin e futur nga Reja te Shqipëria, bëhet enigmë e madhe me listën

Mediat në Kosovë raportojnë së fundmi se dy futbollistë të rinjë janë parë në stërvitjen e Kosovës së Shaland. Bëhet fjalë për dy lojtarë nga futbolli vendas, Armend Thaçi i Prishtinës dhe sulmuesi i Llapit, Festim Alidema.

Një surprizë e madhe hyrja e këtyre futbollistëve me përfaqësuesen A, pasi nuk ishin pjesë e listës së zyrtarizuar. Mbetet si enigmë nëse Shaland ka zgjedhur që t’i marrë lojtarët e sipërpërmendur për dy takimet e rradhës, apo është e njëjta situatë si edhe me Rejën.

Thuajse të njëjtën gjë e praktikoj trajneri italian vetëm para pak ditësh te Shqipëria, duke thirrur disa futbollistë nga kampionati vendas në përgatitje, por nuk zgjodhi që t’i merrte për Islandën dhe Moldavinë. Gjithsesi Lorenc Trashi do t’i bashkohej kuqezinjve me një rast urgjence pas disa dëmtimeve te pjesa tjetër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top