You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Kosovës e tepron me krahasimet: Më ndalojnë njerëzit, më shohin si Jul Cezari

Trajneri i Kosovës e tepron me krahasimet: Më ndalojnë njerëzit, më shohin si Jul Cezari

Kosova në drejtimin e Shaland ka bërë arritjen më të madhe të saj brenda një kohe të shkurtër, duke u kualifikuar si e para në “Ligën e Kombeve”. Padyshim që pjesa më e madhe e përgëzime i takon edhe trajnerit zviceran, që po i nxjerr maksimumin lojtarëve të tij.

Por tashmë Shaland ka nisur të përdor të njëjtën taktikë, ashtu si edhe De Biazi te Shqipëria, për t’u kthyer në një “Zot” të parakohshëm. Në një intervistë për “Cooperazione”, zvicerani është shprehur se njerëzit e ndalojnë në rrugë në Kosovë dhe e shohin si udhëheqësi legjendar, Jul Cesazi. Disi i tepruar ky krahasim, duke ditur gjithë vlerat e Cezarit, ndërsa Shaland është duke filluar provën e tij të vërtetë në këto kualifikuese.

“Njerëzit sot më ndalojnë në rrugë dhe shohin te mua ifigurën e Julo Çezarit. Por ne deri tani kemi luajtur me kundërshtarë të niveli tonë. Tashmë na presin kundërshtarë shumë të vështirë. Nuk jam i frikësuar, por i ndërgjegjëshëm. Kohë të vështira do të vijnë së shpejti ose pak kohë më vonë. Unë kur isha te Armenia më shkarkuan në aeroport pas humbjes. Kjo mund të ndodh edhe te Kosova.

Për një ndeshje në Prishtinë ne kemi marrë 200.000 kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi nuk mban më shumë se 13.000. Nuk janë thjeshtë ndeshje futbolli këto në Kosovë. Në Kosovë familja është një institucion dhe ka shumë krenari.

Unë kam një grua dhe kam 40 vite i martuar me të, por edhe 4 fëmijë. Jam 67-vjeç dhe po ia dedikoj gjithë kohën dëshirave të mia. Gjithsesi, familja është më e rëndësishmja për mua. Ndihem pak si kosovar këtu”, ka thënë Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top