Shqipëria arriti të merrte 3 pikë në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kombeve, në ato ndaj Izraelit dhe Skocisë. Kuqezinjtë arritën të fitonin takimin e parë ndaj Izraelit në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0, falë kryeveprës së Taulant Xhakës.
Trajneri i ri Hercog e ka nisur kështu në mënyrën më të keqe debutimin e tij në stolin e Izraelit, megjithatë ai ka menduar të ngrohë tifozët për rezultatin negativ të marrë në Shqipëri.
“Kur erdha dhe mora detyrën time si trajner, kam parë ndeshjet e mëparshme dhe kam thënë që këtu duhej një sitem i ri i lojës. Ne duhet të fusim më shumë futbollistë sulmues, por kjo i mbetet vetëm së ardhmes. Tashmë na duhet të analizojmë gjithçka dhe ne do e gjejmë rrugën e duhur për të mposhtur Shqipërinë dhe Skocinë” , ka thënë trajneri Hercog. /Shqipëria.ch/