You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i Grezdës me zemër të dobët: Nuk e përballoja dot në stadium, mora makinën dhe ika

Trajneri i Grezdës me zemër të dobët: Nuk e përballoja dot në stadium, mora makinën dhe ika

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard, që aktualisht drejton skuadrën e Rangersit ku luan edhe Eros Grezda, ishte i pranishëm në stadium për të parë takimin mes Liverpulit dhe Barcelonës. Sigurisht, si mund të mungonte ikona e asaj skuadre në atë ditë të veçantë për Liverpulin?

Nuk kishte sesi, por Gerrard nuk e ka parë ndeshjen deri në fund dhe është larguar nga stadiumi para vërshëllimës së gjyqtarit. Me një zemër të dobët, legjenda kishte frikën e një realizimi të Barcelonës që do të ndryshonte gjithë historinë.

“Unë nuk mund të pëballoja dot minutat e fundit, më duhej të largohesha. Në momentin kur shënuam të katërtin, nuk mundesha më. Kam pasur kujtimet e disa ish-shokëve të ekipit dhe lojtari më i mirë në botë që më ka thyer zemrën, kështu që vendosa të largohem. Unë kisha parë mjaftueshëm. Kam marrë makinën dhe u largova 4-0”, ka thënë Gerrard. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top