You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Danimarkës e kalon me buzëqeshje: E morrëm lehtë Kosovën, ishin më poshtë nesh

Trajneri i Danimarkës e kalon me buzëqeshje: E morrëm lehtë Kosovën, ishin më poshtë nesh

Përpara nisjes së takimit të sotëm mes Kosovës dhe Danimarkës, trajneri i kundërshtarëve e kishte nënvlerësuar hapur përfaqësuesen e Shaland. Në mediat daneze, ai u shpreh se do të ishte më mirë që të mos udhëtonin në Kosovë, por të stërviteshin vetë për ndeshjen e rradhës.

Megjithatë realiteti foli në mënyrë të kundërt, pasi Danimarka vuajti për të marrë një barazim. Në një intervistë për “Supersport Kosova”, trajneri i danezëve e pranoi gabimin e tij, që e mori shumë lehtë Kosovën.

“Ne kemi luajtur ndaj një skuadre që di të luajë futboll. Ishte një takim shumë i mirë për të praktikuar lojën tonë. E kemi marrë pak më lehtë duke parë që Kosova ishte më poshtë. Kemi mësuar nga kjo ndeshje dhe në takime të tilla, nuk ka më përfaqësuese të lehta. Nuk duhej ta  nënvlerësonim Kosovën. Këtu ka shumë lojtarë të mirë që më kanë impresionuar në aspektin sulmues”, ka thënë tekniku i danezëve, që e ka kaluar me një buzëqeshje të lehtë përgjigjen e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top