Çekia nuk ka luajtur ende asnjë takim me Kosovën, por kjo duket të jetë përballja direkte për vendin e dytë, që të jep kualifikimin për në Europian. Djemtë e Shaland i kanë befasuar të gjithë me atë fitore 2-3 në transfertën e Bullgarisë.
Tashmë është trajneri i çekëve, Jaroslav Silhay që i frikësohet dardanasve, duke parë rezultatet dhe lojën e tyre: “Kosova qënka rivali ynë më i fortë. Na erdhën nga vazo e pestë dhe shihe se ku janë. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Të ngjashëm me malazezët, por edhe më shumë të saktë në konkretizimin e rasteve. Duhet ta menaxhojmë mirë ndeshjen me ta, që të marrim frymë lirshëm”, ka thënë Silhavy. /Shqiperia.ch/