You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Bazelit e ekzagjeron me Xhakën, vetëm portieri i ka ngelur “luanit” pa bërë te zviceranët

Trajneri i Bazelit e ekzagjeron me Xhakën, vetëm portieri i ka ngelur “luanit” pa bërë te zviceranët

Ekipi i Baselit mori një barazim të pavlerë në shtëpinë e tij, kundër skuadrës së Xamax me rezultatin 1-1. Përsa i përket luanit të Kombëtares tonë, Taulant Xhaka, ai ishte titullar pas shumë kohësh me skuadrën e Baselit.

Ajo çka ra në sy ishte roli që kishte legjionari kuqezi në këtë sfidë, pasi trajneri  zviceran Koller, e kishte vendosur Taulantin në qëndër të mbrojtjes. Një gjë kjo që është parë edhe njëherë në kohën kur zviceranët e Baselit i drejtonte trajneri Souza.

Duket disi qesharake kjo vendosje e re e Xhakës, pasi konstrukti i tij fizik nuk e favorizon për të qenë në qendër të mbrojtjes. Mesa duket trajneri i Baselit po bën shumë eksperimente me mbrojtjen e ekipit të tij, ndërsa sa i përket vendosjes së Taulant Xhakës, ky ishte vetëm i rradhës. Numri një i pankinës se Baselit nuk e preferon lojtarin shqiptar dhe ky rol i Xhakës mund të përdoret si një alibi për legjionarin.

Kujtojmë që Taulant Xhaka është një ndër idhujt e tifozëve të Baselit, ku ishte edhe kandidatët për të marrë shiritin e kapitenit tek ky klub. Pasi e harroi për shumë kohë, trajneri i Bazelit rikthehet për të aktivizuar futbollistin e Shqipërisë, në pozicionin e gabuar. Gjithsesi, flasim për një lojtar si Xhaka, i cili për të ndihmuar shokët e skuadrës, mund të luajë edhe si portier. Praktikisht, vetëm ajo i ka ngelur për të bërë, pasi u transformua nga mbrojtës i djathtë në mesfushor. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top