You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i Atalantës kritika për moralin: Gjimshiti ishte mirë, derisa Piateku i “shpiku” golin

Trajneri i Atalantës kritika për moralin: Gjimshiti ishte mirë, derisa Piateku i “shpiku” golin

Atalanta u dorëzua përballë Milanit, duke humbur me rezultatin 1-3. Një nga humbjet e pakëta të ekipit të Bergamos, që në shtëpinë e saj kur përballet me ekipe të mëdha, del gjithmonë  me pikë. Nuk ishte ky rasti ku pavarësisht se Atalanta kaloi e para në avantazh, u përmbys me vazhdimin e lojës.

Vendimtar mbetet goli i parë i kuqezinjve në minutën e 45, ndërsa pas harkimit nga krahu i majtë, Piatek e shpiku golin duke kaluar Gjimshitin e duke mposhtur Berishën. Askush nuk e priste që një gjë e tillë të ndodhte, por Piatek kishte nisur festën e zakontë ndërkohë. I këtij mendimi është edhe trajneri Gasperini në fundin e ndeshjes, që i ka bërë kritika lojtarëve të tij vetëm për moralin që kanë pasur në fushë.

“Ndonjëherë nuk mund t’i kontrollosh disa gjëra, si ai realizim i Piatek në fundin e së parës. Atje na u krijuan vështirësitë dhe loja individuale vendosi rezultatin. Gjimshiti? Ai po bënte një ndeshje të mirë derisa erdhi goli. Piatek ishte në gjendje të ”shpikte” një gol, kur u mendua se ai krosim ishte krejtësisht i padëmshëm. Nëse më duhet të qortoj diçka, është rënia e moralit të lojtarët. Ne duhet të luajmë pa presion, pasi duhet të jenë kundërshtarët që të vuajnë nga kjo gjë, jo ne”, ka thënë trajneri i Atalantës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top