
Naser Aliji dhe Elvis Kabashi, te skuadra e Dinamos së Bukureshtit në Rumani kanë një trajner vërtet shumë të veçantë. Një temperament shumë i vështirë është Mircea Rednic për të punuar me të, por fatmirësisht falë këtij tekniku mbrojtësi shqiptar, Aliji, është duke u rikthyer në nivelet më të larta.
Së fundmi skuadra e njohur rumune ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Kalarasit, që lufton për të mos rënë nga kategoria. Trajneri i Dinamos që njihet për deklaratat e tij krejtësisht të veçanta, ka shtruar një skandal të ri në klub.
Ai ka biseduar me të gjithë lojtarët, duke shkuar përtej humbjes së marrë. Rednic është shprehur se shumë prej futbollistëve kishin shtuar në peshë gjatë periudhës festive të pashkëve. “Unë bëj gjithçka që mundem për të qënë mirë. Ju paguheni nga rrogat, paguani ju njëherë të parët. Ju kam lënë të lirë. Më vini të shëndoshë, të papërgatitur dhe kështu do të shkojmë te Kalarasi.
Duket sikur nuk po e kuptoni mirë mesazhin tim. Shumë prej lojtarëve kishin shtuar në peshë, madje Montini ishte tre kile më shumë nga pesha e duhur. Në verë do të qëndroj vetëm dikush që e meriton të luajë me Dinamon. Varet nga puna juaj. Është dita e shtatë, apo e tetë e pashkëve? Ne jemi duke festuar, duke thyer vezët, ata të tjerët po luanin. Jo vetëm të huajt, por edhe rumunët duhet të provojnë që janë të vlefshëm”, ka thënë Rednic. /Shqiperia.ch/