You are here
Home > Kryefaqja > Trajneri dhe lojtarët serbë të Malit të Zi nuk dalin kundër Kosovës, pritet shkarkimi i menjëhershëm

Trajneri dhe lojtarët serbë të Malit të Zi nuk dalin kundër Kosovës, pritet shkarkimi i menjëhershëm

Trajneri i Malit të Zi, Tumbakoviç dhe dy prej lojtarëve serbë, Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç nuk kanë pranuar të dalin në fushën e lojës për takimin ndaj Kosovës. Një bojkotim që ka ardhur në minutat e fundit, ndërsa “Shqiperia.ch” e ka lajmëruar më herët.

Madje protagonistët në fjalë, kanë dalë edhe kundër urdhrit të ardhur nga Mali i Zi, që kanë kërkuar të futen në fushë. Megjithatë përpara presionit të serbëve, që nuk e dëshironin që këta futbollistë dhe trajneri të ishin kundër dardanëve, janë dorëzuar. Tashmë pritet edhe shkarkimi i menjëhershëm i trajnerit dhe përjashtimi i futbollistëve, që pritet të vijë menjëherë pas takimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top