You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri belg komenton ndryshimin e sulmuesit Guri: Nuk është si e morrëm nga Shqipëria

Trajneri belg komenton ndryshimin e sulmuesit Guri: Nuk është si e morrëm nga Shqipëria

Një befasi e madhe ishte ajo e ditës së djeshme për tifozët e Ostendes, të cilat nuk panë sulmuesin që gjithmonë është aktivizuar si titullar këtë sezon, Sidrit Guri, që të ishte në 11-cen e parë kundër St.Truiden në atë humbje me rezultatin 1-0.

Por trajneri belg i Ostendes, Gert Verhejen, ka sqaruar gjithçka duke u shprehur se kjo zgjedhje e tij nuk ishte e rastësishme. Ai kërkonte t’i hiqte sulmuesin barrën e përgjegjësisë së madhe që ndjen, ndërsa shprehet se Guri ka ndryshime të mëdha nga ai lojtar që luante në Shqipëri më parë.

“Kërkova të heq trysninë e madhe nga shpatullat e Gurit, pasi ai nuk është lojtari që ne kemi parë në Shqipëri. Tashmë shihet qartësisht sesi ky lojtar po kërkon të marrë më tepër peshë në shpatullat e tij”, ka thënë Verhejen. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top